Adidas Originals Pictures, Images and Photos Nike Pictures, Images and Photos
 



Tevez deshiron vetem Manchester United

Carlos Tevez e ka bere te qarte deshiren e tij per skuadren e se ardhmes.

 

Ne nje kohe qe lojtari argjentinas nuk ka hedhur asnje firme per sezonin e ardhshem, ai shprehet se do te deshironte te vazhdonte aventuren me Manchester United ku luan aktualisht. Sulmuesi argjentinas e ka kaluar periudhen negative pasi ne pjesen e pare te sezonit ai ngrohu me shume stolin, duke i kerkuar trajnerit Alex Ferguson aktivizim me te madh.

“Mendimi im i vetem eshte te fitoj sa me shume trofe me kete fanele dhe shpresoj qe te qendroj ketu edhe gjate sezonit te ardhshem. Nuk kam deshire te luaj me asnje skuader tjeter. Gjithmone kam ndjekur zemren qe me thote se eshte e pamundur te le futbollin anglez”, shprehet ish lojtari i West Ham. 



Real Madrid, 2 mungesa te rendesishme ne Malaga

Nje nga skuadrat me te prekura prej demtimeve te ndeshjeve eleminatore eshte Real Madrid.

 

Skuadra e Juande Ramos do udhetoje drejt Malagas per ndeshjen e kesaj fundjave pa brazilianin Marcelo qe u kthye me dhimbje ne kembe para takimit me Perune te fituar 3-0 nga skuadra Selecao. Mungese tjeter e rendesishme per grupin “merengues” do te jete edhe mesfushori holandez Robben qe ka rezultuar nje prej lojtareve me frytedhenes te skuadres gjate ndeshjeve te fundit. Robben kerkoi zevendesimin ne pjesen e pare gjate ndeshjes kunder Maqedonise pas nje nderhyrje te

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se mund ta ketë në dispozicion vetëm një sulmues për ndeshjen e të dielës kundër Aston Villas.

Dimitar Berbatov nuk mund të luajë edhe në dy javët e ardhshme, për shkak të lëndimit të gjurit në ndeshjen kundër Fulhamit, ndërsa Wayne Rooney (së bashku me Nemanja Vidic dhe Paul Scholes) do të mungojë për shkak të suspendimit.

Kështu vetëm Carlos Tevez, i cili do të kthehet gjatë ditës së sotme nga angazhimi me përfaqësuesen e Argjentinës, mund të jetë në vijën e sulmit për United.

“Nëse gjithçka është në rregull me Tevez, atëherë do ta kem së paku një sulmues. Duhet të mendoj me kë do të luaj”, ka thënë Ferguson.

Gerrard përgjithmonë te Liverpooli

Simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, është pajtuar që ta vazhdojë kontratën me klubin e tij të zemrës, përkundër spekulimeve se ai kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

“Kapiteni i Liverpoolit, të cilit i kanë mbetur edhe dy vite në marrëveshjen aktuale, së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në Anfield së paku deri në vitin 2013”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

Këto janë lajme shumë të mira për trajnerin Rafael Benitez, i cili ka shtuar: “Këto janë lajme fantastike për klubin. Steven edhe njëherë ka dëshmuar përkushtimin e tij për skuadrën dhe marrëveshja është arritur shumë lehtë. Ne ia ofruam vetëm opsionin e parë dhe ai tha ‘PO’. Ai dëshiron ta mbyllë karrierën këtu”.

Villa: Reali mund t’ia marrë titullin Barcelonës

Sulmuesi i Valencias, David Villa, thotë se Real Madridi mund ta arrijë Barcelonën dhe ta fitojë kampionatin spanjoll këtë sezon.

“Barcelona po luan shumë mirë, por Real Madridi po ashtu është në garë, vetëm gjashtë pikë prapa dhe mendoj se La Liga nuk do të vendoset deri në fund”, ka thënë Villa për El Mundo Deportivo.

“Për më tepër, ata do të takohej me njëri-tjetrin dhe kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për titullin, por, mendoj se do të ketë luftë deri në ndeshjen e fundit. Po ashtu është e vërtetë se Real Madrid ka vetëm një ndeshje në javë, andaj mund të jetë më e përgatitur, derisa Barcelona është mbushur me ndeshje”.

“Nuk e di nëse kjo do të jetë mirë për Real Madridin, por, po e përsëris, mendoj se liga do të vendoset në ditën e fundit”, ka shtuar sulmuesi spanjoll.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free